
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë aksione konkrete për ndërprerjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të mëdha të papaguara. Sipas njoftimit zyrtar, shkyçjet kanë filluar për ata që kanë borxh mbi shumën 3,000 euro.
E para që u godit nga ky aksion ishte rruga “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku një numër konsumatorësh u përballën me ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me ujë.
Në një komunikatë për mediat, KRU “Prishtina” thekson se:
“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyçjen e menjëhershme. Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, përgjegjësia është e secilit.”
Kompania ka bërë të ditur se këto masa do të vazhdojnë në ditët në vijim si pjesë e një fushate më të gjerë për rikuperimin e borxheve dhe garantimin e funksionalitetit financiar të ndërmarrjes.
Kjo lëvizje ngre shqetësime për ndikimin që mund të ketë tek qytetarët me gjendje të rënduar ekonomike, por KRU “Prishtina” mbetet e vendosur në qëndrimin se pagesat janë domosdoshmëri për mbajtjen gjallë të shërbimeve publike.
KAQPATA