
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar ashpër ndaj vrasjeve të civilëve palestinezë që po përpiqeshin të siguronin ushqim në Gaza. Ai e quajti këtë veprim “të papranueshëm” dhe kërkoi një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur, si dhe mbajtje përgjegjësie për autorët.
Zëdhënësi i tij, Farhan Haq, theksoi se nevojat bazike të popullsisë palestineze mbesin të pametuara dhe kërkoi qasje të lirë humanitare në të gjithë Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, të paktën 60 persona u vranë dhe mbi 280 u plagosën – disa rëndë – në qytetin Khan Yunis, teksa prisnin ndihma ushqimore.
Në të njëjtën ditë, 30 palestinezë të tjerë humbën jetën nga sulmet ajrore izraelite që goditën banesa, tenda të zhvendosurve dhe rrugë të populluara.
Përplasja tragjike ndodhi pas rifillimit të ofensivës izraelite më 18 mars, pavarësisht armëpushimit të shpallur në janar. Deri tani, numri i të vrarëve nga agresioni izraelit që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 55,493, ndërsa të plagosurit në 129,320.
KAQPATA