Mesfushori portugez Bernardo Silva ka konfirmuar se do të qëndrojë te Manchester City edhe për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Silva, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e Anglisë, është përfolur për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite dhe klube të tjera elitare evropiane. Megjithatë, me vendimin për të qëndruar, ai pritet të marrë një rol të avancuar në skuadër – përfshirë mbajtjen e shiritit të kapitenit.
“Ky sezon do të jetë me Manchester City. Unë do të qëndroj,” – ka deklaruar shkurt Silva.
Mesfushori 30-vjeçar është pjesë e klubit që nga viti 2017 dhe ka qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit të City-t nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke fituar tituj të shumtë përfshirë Premier League dhe Ligën e Kampionëve.
KAQPATA