Një situatë e pazakontë është raportuar në një qendër votimi në Prishtinë, ku të dhënat preliminare tregojnë një pjesëmarrje prej 100 për qind të votuesve të regjistruar, një rast që ka ngritur pikëpyetje për saktësinë e të dhënave zgjedhore.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i numërimit të votave është përmbyllur në fazën preliminare, duke përfshirë të gjitha kutitë e votimit në nivel vendi. Zgjedhjet në përgjithësi janë vlerësuar si të qeta, pa incidente serioze.

Megjithatë, vëmendje të veçantë ka tërhequr qendra e votimit në SH.F.M.U. “Emin Duraku” në Prishtinë, ku sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 3,814 votues dhe po aq vota të hedhura, duke rezultuar në pjesëmarrje të plotë.

Një përqindje e tillë konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë në proceset zgjedhore, duke hapur dilema nëse bëhet fjalë për mobilizim të plotë të votuesve apo për një pasaktësi teknike në raportim.

KQZ pritet të bëjë verifikime shtesë për të sqaruar rastin dhe për të garantuar integritetin e plotë të procesit zgjedhor, përfshirë edhe votat me kusht dhe ato nga diaspora, të cilat ende janë në proces verifikimi.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *