Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Begaj ka vlerësuar procesin zgjedhor, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar pjekuri demokratike dhe se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të qetë.

Ai ka theksuar se procesi zgjedhor dëshmon forcën e institucioneve dhe kulturën demokratike të Kosovës, duke e cilësuar si një standard të rëndësishëm për rajonin.

Thirrje për bashkëpunim politik

Begaj u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive në fazën paszgjedhore, me qëllim garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin normal të institucioneve të vendit.

Sipas tij, dialogu dhe kompromisi politik janë thelbësorë për të çuar përpara zhvillimin e Kosovës dhe përmbushjen e aspiratave euroatlantike.

Shqipëria konfirmon mbështetjen

Presidenti shqiptar ka ritheksuar se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj drejt integrimit euroatlantik dhe evropian.

Deklarata vjen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë politike në vend.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *