
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian IRIB, ndërsa ndodhej në transmetim të drejtpërdrejtë. Pamjet dramatike të momentit janë publikuar menjëherë në rrjete sociale, ku dëgjohet shpërthimi gjatë fjalës së një gazetarje në studio.
Sulmi ajror është konfirmuar nga autoritetet izraelite, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se “megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është në prag të zhdukjes”.
Selia qendrore e transmetuesit shtetëror iranian, IRIB, ndodhet brenda zonës së evakuimit.
Video është publikuar në platformën X duke e përshkruaj ngjarjen:
Momentet e para të sulmit ndaj autoritetit transmetues gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë
Terrorizmi izraelit në TV live – Stafi krenar kombëtar refuzoi të largohej dhe vazhdoi transmetimin, duke e ditur se do të bombardoheshin.
⚡️🚨🚨 Israel bombs the Iranian Television:
— Middle East Observer (@ME_Observer_) June 16, 2025
Initial moments of the attack on the broadcasting authority during live transmission
Israeli Terrorism on live TV – The proud national staff refused to leave and continued coverage , knowing that they will get bombed. pic.twitter.com/CGjI43MV7n
KAQPATA