
Disa javë më parë, në një emision televiziv, të ftuar përballë njëri-tjetrit ishin ish-ushtari i Njësisë Speciale të UÇK-së dhe UÇPMB-së, Arsim Jashari, dhe analisti Nexhmedin Spahiu. Tema e debatit ishte patriotizmi në ditët e sotme – por diskutimi mori drejtim tjetër.
Në vend që të zhvillohej një debat konstruktiv mbi kuptimin dhe vlerën e patriotizmit në kohët moderne, Spahiu provokoi ushtarët e UÇK-së duke u minimizuar kontributet e tyre në luftë dhe duke e krahasuar veten me “100 ushtarë të UÇK-së”.
Reagimi i Arsim Jasharit nuk ka vonuar për të.
Por në dokumentarin “Në emër të lirisë”, prodhim i MIA Network, ai ka rrëfyer një pjesë të rëndësishme të jetës së tij – nga përfshirja në UÇK dhe UÇPMB, beteja, humbjet dhe idealet për të cilat luftoi. Në këtë rrëfim emocional, Jashari i është përgjigjur ashpër deklaratave të Spahiut:
“Ai është një nostalgjik i Jugosllavisë. Nexhmedin Spahiu ende ëndërron Jugosllavinë, dhe për fat të keq, kemi edhe shumë të tillë.”
Ky reagim ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale dhe opinion publik, ku shumë qytetarë kanë shprehur indinjatë ndaj krahasimeve dhe qëndrimeve të Spahiut, duke qëndruar në përkrahje të veteranit të luftës.
Dokumentari “Në emër të lirisë”, ku Jashari rrëfen me zë të tij momentet më të dhimbshme të luftës dhe periudhës së pasluftës, transmetohet në dy pjesë, dhe është një dëshmi autentike për sakrificat e atyre që dhanë gjithçka për lirinë.
KAQPATA