Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj dhe Klodi, duket se kanë konfirmuar përfundimisht lidhjen e tyre, teksa po shijojnë pushimet së bashku në jug të Shqipërisë.

Çifti ka ndarë në rrjetet sociale fotografi dhe momente nga pushimet, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe më të lumtur se kurrë, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit.

Pas paraqitjeve të shpeshta publike dhe aludimeve të vazhdueshme për një romancë mes tyre, fotografitë e fundit duket se i kanë dhënë fund çdo dyshimi, duke i kthyer Elijonën dhe Klodin në një nga çiftet më të komentuar të momentit në showbizin shqiptar.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe komenti i ish-banores së BBVK-së, Ana Ejupi, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për çiftin, duke i cilësuar si çiftin e saj të preferuar.

Reagimi i saj është interpretuar nga fansat si një tjetër sinjal që konfirmon raportin mes dy ish-konkurrentëve të reality show-t.

Fotografitë e publikuara nga dyshja kanë grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa fansat vazhdojnë t’i përgëzojnë për lidhjen e tyre të re.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *