
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter) se Irani ka ndërmarrë një tjetër sulm gjatë natës ndaj civilëve në territorin izraelit.
Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 8 persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa mbi 200 të tjerë janë lënduar. Në raport gjithashtu thuhet se 35 persona figurojnë ende të zhdukur.
“Irani targeton të pafajshmit. Izraeli targeton lokacionet bërthamore dhe ushtarake – për të ndalur regjimin më të rrezikshëm terrorist nga sigurimi i armëve më të rrezikshme në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin tonë,” thuhet në deklaratën e MPJ-së izraelite.
Ky sulm vjen në vazhdën e tensioneve të shtuara mes dy vendeve, në një klimë rajonale gjithnjë e më të brishtë dhe me pasoja të rënda humanitare.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve iraniane lidhur me këtë ngjarje.
KAQPATA