Gjashtë shtetas serbë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit “Shën Arangjeli” në Prizren, pas përfundimit të një manifestimi që u mbajt në atë zonë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, grupi është hasur duke u ngjitur në kodër në drejtim të një lokacioni të njohur si “Kalaja e Çikës”.

Gjatë kontrollit policor, dyshohet se tek njëri prej të ndaluarve është gjetur një flamur serb në një qese dore.

“Pas përfundimit të manifestimit, gjashtë qytetarë janë hasur në afërsi të manastirit, duke u ngjitur në kodër në drejtim të një kështjelle të vjetër të njohur si ‘Kalaja e Çikës’. Gjatë kontrollit, dyshohet se në një qese dore është gjetur një flamur”, deklaroi Bytyqi.

Rasti është trajtuar nga organet kompetente, ndërsa sipas policisë nuk është raportuar për incidente të tjera gjatë ditës në atë zonë.

Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *