
Që nga ardhja e tij në vitin 2019, Mikel Arteta ka nënshkruar vetëm gjashtë sulmues për të përforcuar repartin ofensiv të Arsenalit – një sektor që shpesh është kritikuar për mungesë efikasiteti. Asnjë nga sulmuesit nuk ka shënuar mbi 30 gola për klubin. Ja si janë renditur nga më i miri te më i dobëti:

1. Leandro Trossard (2023)
Ndonëse nuk është titullar i rregullt, ndikimi i tij ka qenë pozitiv krahasuar me pritshmëritë. Është vlerësuar si blerja më e suksesshme sulmuese e Artetës.

2. Kai Havertz (2023)
Shënuesi më i mirë mes gjashtë lojtarëve me 29 gola, por ka munguar vazhdimësia dhe efikasiteti. Kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta, megjithëse jo gjithmonë të drejta.

3. Gabriel Jesus (2022)
Transferim i madh nga Manchester City, por dëmtimet dhe forma jo e qëndrueshme e kanë lënë shpesh jashtë formacionit.

4. Willian (2020)
Shkëlqeu vetëm në fund, me vetëm një gol në 37 paraqitje. U largua para kohe dhe u kthye në Brazil.

5. Raheem Sterling (2024)
Erdi me pritshmëri të mëdha në huazim nga Chelsea, por nuk dha asgjë të veçantë dhe nuk u kthye më pas për sezon tjetër.

6. Marquinhos (2022)
Shansin e tij e humbi herët. Pas disa huazimeve, u kthye në Brazil pa lënë gjurmë te Arsenali.
Arteta ka ndërtuar një skuadër të fortë, por përforcimet në sulm nuk kanë qenë gjithmonë të suksesshme. Sipas lajmit, me transferime të reja të mundshme si Rodrygo, Madueke apo Gyökeres, është koha për përmirësim në këtë repart.
KAQPATA