Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 30 persona janë vendosur nën mbikëqyrje me byzylykë elektronikë nga janari deri në shtator të këtij viti, të gjithë meshkuj të përfshirë në raste dhune në familje.
Sipas policisë, shumica e rasteve janë në rajonin e Prishtinës, ndërsa reagimi në rastet e shkeljeve është bërë menjëherë.
Kjo masë përdoret për të parandaluar kontaktin mes dhunuesit dhe viktimës pa ndalim fizik.
KAQPATA