
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brukselin, ku trupi i një 29-vjeçari shqiptar u gjet i varur në një tabelë rrugore pranë Qendrës tregtare Westland në Anderlecht, afër Dilbeek.
Policia belge dhe Zyra e Prokurorit po hetojnë rastin, duke marrë parasysh pistën e vetëvrasjes, por aktualisht ngjarja trajtohet si një akt i dhunshëm.
Zona pranë Peterbos, e njohur për trafikun e drogës, ka ngritur dyshime për lidhje me bandat kriminale. Autoritetet paralajmërojnë rritje të aktiviteteve të dhunshme nga rrjete shqiptare dhe banda të tjera ndërkombëtare. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e vdekjes. /KAQPATA/