
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin Essen të Gjermanisë, ku një mësuese është plagosur me thikë nga një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova. Sulmi ndodhi në një shkollë profesionale në zonën Bildungspark, Nordviertel.
Sipas autoriteteve gjermane, mësuesja u qëllua në stomak dhe u dërgua menjëherë në spitalin universitar, ku tashmë raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Sulmuesi, i cili tentoi të ikte nga vendi i ngjarjes, u lokalizua rreth orës 11:00 në një park afër stacionit qendror. Ai sulmoi forcat speciale (SEK) me thikë, duke detyruar policinë të përdorte armën. I riu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdes intensiv.
Incidenti shkaktoi panik në shkollë. Disa dhjetëra nxënës u vetë-mbyllën në klasa, ndërsa të tjerë u trajtuan për shok. Një helikopter policie mbikëqyri zonën gjatë operacionit.
Hetimet janë në vazhdim dhe ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.
KAQPATA