Sot rreth orës 12:30, njësiti i planit operativ “Siguria në shkolla” nga Stacioni Policor i Ferizajt u njoftua se një nxënës 13-vjeçar ishte parë me një armë zjarri brenda shkollës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se arma ishte pa fishekë.
Veseli shtoi se arma ishte pronë e prindit, i cili posedonte leje të rregullt për mbajtjen e saj. Armë dhe municioni u konfiskuan nga prindi me proces të rregullt policor.
“I mituri nuk është intervistuar për shkak të moshës, në përputhje me ligjin”, tha Veseli. Sipas tij, Prokurori i Shtetit – Departamenti për të Mitur është informuar dhe ka nisur shënim zyrtar për veprime të mëtejshme.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë poseduesit e armëve me leje, veçanërisht prindërit, që të ruajnë armët në mënyrë të sigurt për të parandaluar qasjen e fëmijëve dhe të paautorizuarve.
KAQPATA